Kylie Minogue: Ishte një dashuri shumë e madhe

PUBLIKUAR

rtklive02581107201421

Kylie Minogue ka shpërthyer në lot teksa ka folur për ish-të dashurin e saj, Michael Hutchence gjatë një interviste shumë emocionale. “Ishte një dashuri shumë e madhe mes nesh dhe më është thyer me të vërtetë zemra pas ndarjes”, tha Minogue.

25 vjet më parë, këngëtarja, që ishte imazhi i një vajze të mirë, çuditi publikun kur filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut, Michael Hutchence. Intervista prej 60 minutash do të transmetohet të dielën në televizionin australian “Channel Nine”.

“Kam provuar shumë gjëra të para me të. Nuk kam takuar kurrë më vonë një njeri si ai”, tha Minogue. 

Kjo intervistë ishte një miksim emocionesh dhe kujtimesh dhe bukuroshja bionde u shfaq e menduar dhe shumë nostalgjike. 

Hutchence dhe Minogue dolën së bashku për rreth 2 vjet. Minogue filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut në vitin 1989 dhe marrëdhënia e tyre përfundoi kur Hutchence i dha fund nëpërmjet telefonit, pasi kishte takuar supermodelen daneze Helena Christensen./rtklive.com

SHIKO MË SHUMË

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...

Luizi takohet me ‘Mehmet Kosovën’! Paralajmëron projekt të ri?

Këngëtari i njohur shqiptar, Luzi Ejlli ka bërë të ditur se është takuar me...