Sekretari i përgjithshëm i OKB-së reagon pas referendumit për emrin

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi sot se ka mbajtur shënim rezultatet e referendumit konsultues të organizuar në Maqedoni, duke e konsideruar të rëndësishëm nivelin jashtëzakonisht të lartë të atyre që votuan pro marrëveshjes për një emër të ri për këtë vend.

“Guterres nxit të gjitha forcat politike të vendit t’i japin vazhdimësi këtij referendumi nëpërmjet institucioneve të vendit”, theksohet në një komunikatë të OKB-së, transmeton Alsat M.

Pushteti dhe opozita bërtitën sot, që të dyja, fitore një ditë pas referendumit, me një “po” fituese (91,46% të votuesve që votuan) por gjithashtu edhe me një abstenim masiv (gati dy të tretat e qytetarëve të regjistruar) që ngre shumë dyshime në lidhje me një ratifikim në Parlamentin maqedonas.

“OKB-ja, që lehtësoi marrëveshjen e arritur në fillim të verës për një emër të ri mes Greqisë dhe Maqedonisë, mbetet në dispozicion për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për një zgjidhje të kësaj dosjeje me ndërmjetësimin e të dërguarit të saj apo organizmave, fondeve dhe programeve të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në këtë komunikatë të Antonio Guterres.

=

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...