Ju rrjedhin hundët dhe kolliteni: Mbase nuk është ftohje, por infeksion i rrezikshëm

PUBLIKUAR

Kolla dhe rrjedhja e hundëve mbase janë simptoma të infeksionit të neveritshëm…

Kolla dhe rrufa më së shpeshti janë simptoma të ftohjes së zakonshme dhe lehtë shërohen. Mirëpo, në disa raste, mund të jenë shenjë që në shtëpinë tuaj përhapet infeksioni i tmerrshëm – nga kacabunjtë!

Në të vërtetë, me fillimin e vjeshtës, këto insekte futen në shtëpi, duke kërkuar vende të ngrohta dhe të lagështa në të cilat mund të mbijetojnë.

Kacabunjtë (bubashvabat) hanë pothuajse çdo gjë: nga letra dhe plastika deri te lëkura dhe mbetjet e ushqimit, transmeton Telegrafi.

Pas tyre nëpër gjithë shtëpinë mbeten gjurmë të pështymës së tyre, jashtëqitjeve dhe pjesëve të trupit të tyre të ngordhura dhe këto grimca përmbajnë alergjenë të fuqishëm të cilët te njerëzit shkaktojnë vështirësi.

Hunda e mbyllur, infeksioni i sinuseve dhe i veshit, të kruarit rreth syve… të gjitha këto janë reaksione të mundshme ndaj infeksioneve nga kacabunjtë, ndërkaq këshillë kryesore është që të mbani pastërti maksimale në shtëpi.

Nëse vëreni gjurmë në formë të njollave të imta ngjyrë të gështenjtë nëpër mure, duhet patjetër të përdorni insekticide.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...