Shtoni peshë, por nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni gjëndrën tiroide!

PUBLIKUAR

Kur puna e gjëndrës tiroide është e ngadalësuar, njerëzit shpesh hanë ushqim i cili është burim i shpejtë dhe me kalori të lartë, mirëpo pas racionit të tillë shpejt bie energjia dhe shfaqet lodhja.

Hipotireoza, përkatësisht aktiviteti i ngadalësuar i gjëndrës tiroide, shpesh çon në shtim të peshës trupore, përkatësisht prish rregullimin e peshës trupore, transmeton Telegrafi.

Njëri ndër shkaqet mund të jetë opstipacioni (kapsllëku), mirëpo shkaktarë shpesh janë edhe sulmet nga ngrënia e tepërt, të lidhura me ndjenjën e lodhjes dhe ligështisë dhe me mungesën e energjisë.

Te hipotireoza shpesh hamë ushqim i cili është i pasur me hidrokarbure, që është edhe i shpejtë dhe burim i kalorive të larta të energjisë, e pas një shujte si kjo shpeshherë vjen te rënia e energjisë dhe ndjeni lodhje.

Sugjerohen ushqime me nivel të ulët glikemik. Duhet nisur me zvogëlimin e karbohidrateve që vijnë nga buka, makaronat, orizi, keksët dhe lëngjet e ëmbëltuara që në masë të madhe e çrregullojnë dhe ngarkojnë aktivitetin e insulinës e cila në hipotireozë është e zvogëluar.

what-you-should-eat-for-a-healthy-thyroid

Te kjo gjendje mund të konsumohen karbohidrate nga perimet pa niseshte, pemë, bishtaja dhe drithëra. Duhet zvogëluar konsumimin e vajit të lulediellit dhe të sojës, e të shtoni konsumimin e vaji të ullirit dhe peshkun e kaltër.

Burim i mirë janë edhe farat e lirit, vaji i lirit dhe aminoacidet omega-3 nga arrat dhe bademi.

Është me rëndësi ta konsumoni kafjallin, flluska me jogurt probiotikë dhe kanellë.

Ulja e peshës është mjaft sfiduese dhe kërkohen të përpilohen dieta speciale me ushqime të zgjedhura nga endokrinologu të cilat çojnë gradualisht drejt humbjes se peshës krahas trajtimit me hormone zëvendësuese të tiroides.

diet_fail_twswmk

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...