Humbi jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi

PUBLIKUAR

rtklive06511307201443

Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë.

Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet së bashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun. Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja 29-vjeçare dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 12:45 të kësaj të diele në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka(punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korcë) fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga.

Gazetarja Enkelejda Skënderasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa operatorët dhe drejtuesi i automjetit kanë marrë dëmtime të lehta./rtklive.com

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...