Mësime nga ata që jetojnë mbi 100 vjet: Dieta japoneze që jua shton plot vite jetëgjatësi

PUBLIKUAR

Se si të jetoni më gjatë është një pyetje të cilës duan t’ia dinë të gjithë përgjigjen, por viteve të fundit shkencëtarët e kanë zbuluar se përgjigja për një jetë më të gjatë bazohet në ndryshime të thjeshta në stil të jetesës.

Ushtrimet e rregullta fizike dhe lënia e duhanit janë dy hapat më të thjeshtë që rekomandohen për ta rritur jetëgjatësinë, bashkë me një dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i hani pesë porcione me pemë dhe perime në ditë, të hani ushqime si patatja, buka, orizi apo pasta, të konsumoni produkte të bulmetit, peshk, vezë, mish, proteina tjera, vaj ulliri, etj.

Japonezët janë prej popujve që njihen më së shumti në botën për jetëgjatësinë e tyre, ndërkaq ishulli Okinawa është më i famshmi si vend ku jetojnë personat mbi 100 vjeç.

Por, çfarë ushqimesh konsumojnë ata?

Dietat japoneze janë të mbushura me oriz dhe peta, perime, kërpudha, produkte të sojës, sasi të mëdha të peshkut, çaj të gjelbër, etj.

Çfarë kufizojnë në ushqim japonezët?

Mishin – ata hanë vetëm sasi të vogla të mishit të derrit dhe shpendëve.

Gjithashtu ata e kufizojnë edhe gjalpin, produktet e bulmetit dhe ushqimet e përpunuara që kanë sasi të mëdha të yndyrës dhe sheqerit.

Cilat janë shprehitë e tyre të ushqyerjes?

Ekspertët thonë se banorët e Okinawans e ndjekin një manta ’hara haxhi bu’ – hanë derisa të ndihen 80% të ngopur.

Kryesisht mëngjesi është shujta e tyre më e madhe, që përfshin ushqim të nxehtë dhe perime me proteina. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...