Sulmi me 29 të vrarë gjatë paradës ushtarake në Iran, publikohet videoja që pretendohet se tregon paralajmërimin e bërë nga ISIS (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Një video që po qarkullon në mediat sociale pretendon të tregojë tre nga katër sulmuesit e akuzuar për kryerjen e një sulmi terrorist vdekjeprurës ndaj një paradë ushtarake iraniane.

Ndonëse mediat si CNN shkruajnë se nuk mund të verifikojnë vërtetësinë e videos, agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS, Amaq tha se videon e bëri dhe e publikoi të dielën, një ditë pas sulmit që vrau 29 vetë dhe plagosi 70 të tjerë, përcjell Telegrafi.

Videoja tregon tre burra duke folur para një kamere, brenda një automjeti.

Siç thuhet më tej, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk përmend drejtpërdrejt sulmin e së shtunës në Ahvaz, Iran, dhe as nuk thonë se po veprojnë në emër të ISIS-it, organizatë e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por nuk ka ofruar dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Sipas mediave, dy nga burrat në video flasin arabisht dhe i treti flet Farsi.

“Me vullnetin e Zotit, unë do të vdes”, thotë burri që flet Farsi, duke pretenduar një “operacion guerilas shumë të fortë”, i cili do të shkatërrojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Media shtetërore njoftoi se të katër sulmuesit u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë të shtunën pasi hapën zjarr në paradën.

Kishte konfuzion të dielën rreth asaj se kush e kreu sulmin.

Ndërkohë, të dielën, presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi “mercenarë të huaj” të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për sulmin – një akuzë që ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e hodhi poshtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...