Ford regjistron emrin ‘Adrenaline’ (Foto)

PUBLIKUAR

Ndonjë model apo së paku sistem qarkullimi, duhet të vijë me këtë emër

Prodhuesi amerikan Ford, e ka regjistruar emrin ‘Adrenalin’, në Canadian Intellectual Property Office, transmeton Telegrafi.

Kjo është e tëra që dihet sigurt, pa bërë të ditur se për çfarë do të përdoret, vetëm se ka indikatorë që do të emërohet ndonjë makinë sportive, apo sistem atletik qarkullim.

AutoGuide që e ka zbuluar së pari këtë dokument, bën të ditur se me të Ford do ta emërojë makinat motorike, makinat për pasagjerë, SUV, veturat me hapësirën për bartjen e mallrave, ato që janë për terrene të vështira si dhe pjesët strukturale.

Meqenëse sedanët do t’i largojë nga prodhimi, pos Mustangut, besohet se me Adrenalinë mund të pagëzohet ndonjë crossover i ri që do ta sjellë Ford. Ky emër mund t’i shkojë më së miri Baby Bronco, që e kemi parë në fillim të vitit, apo Mustagunt që ri që vjen i elektrifikuar gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...