Polici e godet gruan në fytyrë dhe e tërheq zvarrë

PUBLIKUAR

Ky është momenti tronditës kur një polic në Arizona të SHBA-së godet një grua të paarmatosur në fytyrë, para se ta tërheq atë zvarrë disa herë nëpër rrugë.

Polici shihet duke e goditur gruan e cila refuzoi të dilte nga vetura e saj, duke u mbajtur në derën e veturës.

Më pas polici nxjerr armën e tij dhe ia drejton një pasagjeri mashkull, pasi ai del jashtë veturës gjatë kësaj përballje, transmeton Gazeta Express.

Departamenti i Policisë atje është duke e hetuar policin për shkak të incidentit, që ndodhi gjatë në një ndalje trafiku të enjten.

Videoja u filmua nga një kalimtar rasti dhe u publikua në Twitter.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...