Mercedes-Benz gaboi në deklarata, EQC mund të lëvizë shumë me gjatë me një mbushje (Foto)

PUBLIKUAR

Me vetëm një mbushje, bateria e EQC mund të lëvizë edhe 130 kilometra më shumë

Prodhuesi gjerman Mercedes, e ka lansuar të parën makinë, që e ka punuar prej fillimit deri në fund si një EV, transmeton Telegrafi. Modeli EQC që u lansua gjatë javës së kaluar, u pëlqye shumë ekspertët, megjithëse mundësia për të lëvizur me vetëm 321 kilometra me një mbushje, nuk u konsiderua si arritje.

Në një kohë kur Tesla Model X kalon 475, teksa Jaguar I-Pace 480 kilometra me një mbushje, arritjet e Mercedes u konsideruan si shumë të vogla. Por, duket se deklaratat e bëra nga kompania janë të gabueshme, pasi të voziturit në rrugë, ka treguar që EQC qëndron edhe shumë më gjatë.

Lajmet nga terreni, tregojnë se Mercedes-Benz EQC mund të kalojë 450 kilometra me një bateri, e cila mbushet 80 për qind brenda 40 minutave, fal sistemit unik të mbushjes.

Megjithatë, në botën e avancimit të teknologjisë së makinave elektrike, kjo nuk del të jetë arritje aq e madhe, pasi Mercedes gjithmonë është shquar për risi të mëdha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...