Kur truri identifikon rrezikun, ndërkaq organizmi është “në gjendje gatishmërie”

PUBLIKUAR

Stresi është iniciator i proceseve të ndryshme në organizmin tonë. Mirëpo, çfarë në të vërtetë na ndodh kur jemi nën stres?

Kur përballemi me ngjarjet stresuese, truri ynë e identifikon si rrezik, andaj i gjithë organizmi vihet “në gjendje të lartë gatishmërie”, transmeton Telegrafi

Shtohet qarkullimi i gjakut në muskuj, bëhen më të ndjeshme shqisat, ngrihet kufiri i dhembjes dhe atëherë zakonisht rrëqethemi.

Sistemi qendror nervor ngrihet në kufi të dhembjes në mënyrë që më lehtë të përballojmë ngjarjen stresuese dhe lëndimet eventuale.

Bebëzat zgjerohen, në mënyrë që të merret numër më i madh fotonesh, dhe vetvetiu edhe shikimi më i mirë, madje edhe në kushtet e hakmarrjes.

Në mëlçi sheqeri – në formë të materies rezervë – glikogjeni, shndërrohet në glukozë, e cila është burim themelor i energjisë, e cila na vihet menjëherë në dispozicion.

Zemra rreh më shpejt, gjë që mundëson qarkullim më të madh të gjakut dhe oksigjenit në muskuj. Në saje të kësaj, muskujt marrin më shumë glukozë se zakonisht.

Gjëndrat mbiveshkore tajitin sasi më të madhe të hormonit të stresit – adrenalinën, e cila mundëson reflekse të shpejta dhe arsye por edhe marrje të vendimit.

Qarkullimi i gjakut në zorrë zvogëlohet, ndërsa ai shkon në tru dhe muskuj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...