Farat e lirit dhe kolesteroli

PUBLIKUAR

Farat e lirit qe një kohë të gjatë lidhen me shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të acideve omega-3-yndyrore. Megjithatë, studimet e reja tregojnë efekt të rëndësishëm të farave të lirit mbi nivelin e kolesterolit në gjak.

Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje (ku janë përfshirë 1.500 meshkuj dhe femra), shkencëtarët kanë vërejtur se farat e lirit, por JO edhe vaji i lirit, zvogëlojnë sasinë e përgjithshme të LDL-kolesterolit (‘kolesterolit të keq’).

Testet janë realizuar në atë mënyrë duke iu dhënë pjesëmarrësve në studim sasi të përafërt me një lugë çaji të farave dhe vajit të lirit në ditë, transmeton Telegrafi.

Veç tjerash është vërejtur se efekti më i madh kishte qenë te femrat, sidomos në periudhën pas menopauzës.

Fara e linit përmban 55 % të saj acido-omega -3, dhe që e bën atë burimin kryesor natyral të omega -3 në botë. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

Lini përmban dy herë më shumë omega-3 se çdo lloj peshku, që njihet si burimi kryesor i tyre.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3.

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...