Vdiq themeluesi i rrjetit militant Haqqani

PUBLIKUAR

Themeluesi i rrjetit militant Haqqani, njërit prej grupeve më të rrezikshme në Afganistan, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan talibanët afganë.

Jalaluddin Haqqani ka qenë një figurë e rëndësishme militante në Afganistan dhe ka pasur lidhje të ngushta edhe me talibanët, edhe me Al Kaidën.

Rrjeti i Haqqanit ka qenë përgjegjës për shumë sulme të koordinuara ndaj forcave afgane dhe atyre të NATO-s, në vitet e fundit.

Djali i tij besohet se ka marrë kontrollin e grupit në vitin 2001.

Jalaluddin “ka qenë në mesin e personaliteteve më të shquara të Xhihadit të kësaj epoke”, thanë talibanët, transmeton Evropa e Lirë.

Ata nuk dhanë detaje për datën apo vendin e vdekjes së tij.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...