Ta mbushësh celularin në shpinën e gomarit

PUBLIKUAR

Mbase titulli i lajmit duket pak i çuditshëm por kjo rrjedh më shumë nga nevoja se sa nga dëshira për një aventurë teknologjike.

Barinjtë në rrethin Shanliurfa të Turqisë, duke qenë se qëndrojnë në stan për ditë me radhë, zgjidhin problemin e rrymës të celularëve me anë të paneleve diellorë që ngarkojnë në shpinën e gomarit.

Barinjtë që nuk duan të qëndrojnë pa celularë për një kohë të gjatë në stan bëjnë të ditur se blejnë panele diellor me përmasa të vogla me një kosto jo tepër të lartë që kushton nga 1 euro deri në 1 mijë euro.
Ata thonë se celulari i nevojitet si për të komunikuar me familjet ose në gjendje emergjence por edhe për të dëgjuar muzikë.

Bariu Ali Akbaş, i bën të ditur korrespondentit të agjencisë Anadolli, se në këtë periudhë të vitit, qëndrojnë me kullotat natë e ditë pa pasur mundësi për tu kthyer në shtëpi.
Ndërsa një çoban tjetër, Medet Gözüyaşlı thotë se nuk mund të jetojnë pa celular dhe panelet diellorë janë si “një ilaç”. “Nuk kemi mundësi që të shkojmë në shtëpi çdo ditë. Telefonat i mbushim me panel diellorë, njësoj si të kishte elektrik dhe kjo na mjafton gjatë ditës”.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...