Furgoni autonom nga Toyota nis funksionin më 2021 (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi japonez Toyota, do të investojë 500 milionë euro, që ta perfeksionojë sistemin e vet-vozitjes

Toyota dhe Uber i kanë bashkuar forcat në projektin e 500 milionë eurove, që ta perfeksionojnë sistemin e vozitjes autonome, transmeton Telegrafi.

Deri më tani janë kryer teste të shumta, në makinat e platformës së ndarjes së taksive, ndërsa të dhënat e mbledhura do të integrohen në modelin Sienna.

Ky furgon i vogël që pritet të nisë funksionin nga viti 2021, do të ketë mundësi të lëvizë pa shoferë, ndërsa do të shfrytëzohet nga Uber, për të shpërndarë pasagjerët. Deri më nisjen zyrtare të qarkullimit, Uber do të shfrytëzojë sistemin e autopilotit nga Toyota, që lëvizë vetë nëpër shirit të zbrazët.

Finalizimi i këtij projekti, pritet t’i japë fund pasigurive në këtë sistem taksie, pasi në shumë raste, udhëtarët janë sulmuar apo ngacmuar prej vet drejtuesit të makinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...