Vespa vjen në tetor si motoçikletë elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

Motoçikleta e parë elektrike nga Vespa, do të lansohet në Evropë gjatë muajit tetor, ndërsa në tregun e Shteteve të Bashkuara nisë të shitet prej fillimit të vitit që vjen.

Modeli i qetë që lëvizë nëpërmjet baterive, e ka pamjen e njëjtë sikur klasiku i shumë pëlqyer, që u lansua për herë të parë më 1946, transmeton Telegrafi.

Kjo motoçikletë e elektrifikuar, do të lëvizë për 100 kilometra me një bateri, të cilës i nevojiten katër orë që të mbushet në tërësi.

Prodhuesi Piaggio Group nuk ka bërë të ditur asgjë për çmimin e Vespa Elettrica, apo çfarë shpejtësie maksimale mund të arrijë.

Më herët ishte bërë e ditur, se kur lëvizë në versionin Eco, nuk shkon më shpejtë se 30 kilometra në orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...