Elon Musk: Për tri vite Telsa do të nxjerr në shitje makinën që kushton 20 mijë euro (Foto)

PUBLIKUAR

Megjithëse ende nuk e ka futur në prodhim modelin Tesla Model 3, që do të kushtojë mbi 30 mijë euro

Model 3 është pëlqyer në masë të madhe, duke i dhënë prodhuesit amerikan epitetin e krijuesit të sedanit më të mirë elektrik, transmeton Telegrafi. Megjithatë, për shumë blerës çmimi nuk është i përballueshëm, ndërsa makina ende nuk ka hyrë në linjën e prodhimit.

Për momentin, Model 3 kushton 45 mijë euro, versioni me mundësinë e ngasjes me të gjitha rrotat është 50 mijë euro, teksa versioni më i kompletuar është afro 60 mijë euro.

Ideja që Tesla të prodhojë ndonjë EV që kushton rreth 20 mijë euro, është shumë e pakuptimtë për momentin, por Musk beson se kjo do të ndodhë brenda tri vitesh.

“Të arrish diçka madhore, është të krijosh një produkt që është i përballueshëm nga të gjitha. Kjo është një EV që kushton 20 mijë euro. Shumë e vështirë, por e mundur nëse punojmë fort që tani” ka thënë Elon Musk gjatë një interviste në një kanal në YouTube.

Në anën tjetër, një raport thekson se për të prodhuar një Model 3 nevojiten 25 mijë euro. Për të shitur një Tesla për 20 mijë euro, është e paimagjinueshme se sa duhet ulur shpenzimet e kësaj makine, në mënyrë që të ketë llogari që të shitet për këtë shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...