Focus ST me pak pjesë të kamufluara (Foto)

PUBLIKUAR

Ky Ford i ri vetëm për tregun evropian, shfaqi gati të gjitha pjesët pa kamuflazh

Prej se është dhënë lajmi se do të lansohet një Focus ST i ri, entuziastët kanë pritur me padurim, për faktin se kjo makinë do të largohet përfundimisht nga prodhimi, transmeton Telegrafi.

Meqenëse Ford do t’i largojë disa modele pos Mustangut, për t’i lënë hapësirë makinave SUV dhe crossover, të gjithë donin të shihni se si duket ky model i fundit.

Spiunët që merren me makina të reja, ia dolën ta fotografojnë para një kohe, teksa testohej në pistë me një shtresë të madhe kamuflazhi. Megjithatë, i shiheshin disa prej detajeve, që janë thelbësore te kjo linjë e prodhimit nga Ford.

Nuk kaloi kohë e gjatë dhe janë siguruar imazhe të reja, që e tregojnë Focus ST pothuajse krejt të zbuluar, ndërsa i ka të kamufluara mbrojtëset e përparme dhe të prapme.

Disa thonë se Ford nuk po di ta mbajë fshehtë këtë makinë që besohet të ketë 2.0-litra që prodhon 250 deri në 275. Në anën tjetër, me anë të këtij zbulimi, thuhet se Ford Focus ST 2019 është gati dhe shumë shpejtë mund ta shohim prezantimin zyrtar. E tëra që dihet, është se do shitet vetëm në Evropë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...