A e dini përse njëri testis gjithmonë është më poshtë se tjetri?

PUBLIKUAR

Nëse ndonjëherë keni bërë pyetje përse testisët tuaj nuk janë simetrikisht të barabartë dhe ju brengos në mos kjo është gjë e keqe. E vërteta është se të gjithë meshkujt kanë njërin testis më të madh se tjetri, ndërkaq njëri gjithmonë është i vendosur pak më poshtë.

Për dallim nga femrat, të cilat kanë vezore, testisët janë gjëndra gjenitale mashkullore. Madhësia e tyre mesatarisht është rreth pesë centimetra, transmeton Telegrafi.

Kur rritet mashkulli, vëllimi i testisit mund të rritet edhe deri në 500 për qind në raport me madhësinë e para pubertetit.

Në pubertet fillojnë të prodhohen spermatozoide, përafërsisht rreth 70 milionë në ditë dhe hormoni gjenital mashkullor – testosteroni, i cili, veç tjerash, formon edhe zërin më të trashë, mjekrën dhe rritje të masës së muskujve dhe të trupit…

Është normale që njëri testis të jetë më ulët se tjetri (më së shpeshti i majti), ndërkaq është e natyrshme që ekziston dallimi në madhësinë e tyre. Kështu ndodh për shkak të strukturës vaskulare dhe anatomike në anën e majtë dhe të djathtë të fshikës dhe testisit.

Pikërisht, kjo asimetri është ide shumë e mençur e evolucionit – testisët nuk janë të njëjtë për shkak të moslëndimit kur mashkulli ecën.

E pra, meshkuj, ajo që “goglat” tuaja nuk janë të vendosur në mënyrë perfekte, pikërisht është gjëja më e mirë për të ruajtur maskulitetin tuaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...