Femrat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara nga kanceri i gojës

PUBLIKUAR

Simptomat e diabetit ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u detektuar, por është e rëndësishme t’i dini shenjat paralajmëruese pasi që, nëse nuk trajtohen, sëmundja mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore.

Përveç problemeve me këmbë e sy, komplikimet serioze përfshijnë edhe sulmet e zemrës e të trurit, problemet me veshka dhe dëmtimet e nervave, transmeton Telegrafi.

Por hulumtimet e reja, të publikuara në revistën ‘Dabetologia’, kanë zbuluar se femrat janë 13% më të rrezikuara të zhvillojnë kancer oral nëse kanë diabet.

Në përgjithësi femrat ballafaqohen me një rrezik 27% më të lartë për të zhvilluar çdo formë të kancerit nëse kanë diabet, ndërkaq meshkujt janë 19% më të rrezikuar nga kanceri.

Ndonëse edhe më herët hulumtimet kanë dëshmuar për një lidhje mes diabetit dhe zhvillimit të kancerit oral, tani Fondacioni i Shëndetit Oral është duke iu bërë thirrje personave me diabet të kenë kujdes.

Dr. Nigel Cater, drejtor i këtij fondacioni, thotë se hulumtimet e reja tregojnë për një rrezik të shtuar të femrave për të zhvilluar kancer oral nëse vuajnë nga diabeti.

Ai sugjeron që nëse e dini se jeni me diabet gjithsesi të bëni vizita të rregullta te dentisti.

Përndryshe, simptomat e kancerit oral përfshijnë ulcerat në gojë të cilat nuk shërohen brenda tri javëve, plagët e kuqe dhe të bardha në gojë, si dhe gjëndrat apo ënjtjet e pazakonshme në kokë dhe në zonën e qafës.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...