Aston Martin pritet të përdorë një motor të huazuar për makinën e parë SUV (Foto)

PUBLIKUAR

Makina e parë SUV nga Aston Martin, pritet ta ketë motorin nga Mercedes-Benz

Tashmë dihet që SUV-i i pa parë nga Aston Martin, mund ta ketë emrin Varekai, ndërsa do të hyjë në prodhim në fund të vitit që vjen, transmeton Telegrafi

Prezantimi zyrtar, do të ndodhë në gjatë marsit në Gjenevë, me një pamje që nuk do të ngjajë shumë DBX Concept.

A do të jetë hibrid, hibrid me mundësi elektrike, apo tërësisht me djegie të brendshme, kjo nuk dihet.

Por, Motoring nga Australia e ka intervistuar Merek Reichmann, që është një prej shefave të kompanisë britanike, i cili ka thënë se teknikisht gjithçka është e mundur, duke thënë se ka mundësi të jetë një motor me gjashtë cilindra nga Mercedes-Benz.

“Nën kapak mund ta ketë një motor të tillë, pasi është shumë i mirë dhe i përshtatet. Shpresojmë”, ka thënë Reichmann.

Duke pasur parasysh bashkëpunimet e mëhershme, siç është rasti me modelin tërësisht të ri Vantage.

Njohësit e makinave, mendojnë se nën kapakun e këtij SUV-i të jetë motori M256 nga Mercedes me kapacitet prej 3.0-litra që prodhon 382 kuajfuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...