Qepa mund të jetë arsyeja se përse ju qëndron barku i fryrë

PUBLIKUAR

Një nutricioniste ka sugjeruar se ngrënia e qepëve mund ta shkaktojë fryrjen e stomakut.

“Për mua, qepët janë një nga ushqimet më problematike sa i përket fryrjes së barkut. Unë e kam larguar krejtësisht qepën nga dieta ime – kjo përfshin qepën e bardhë dhe të kuqe”, ka shkruar Maeve Madden në librin e saj të ri, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, qepët mund të jenë duke e shkaktuar fryrjen e barkut për shkak se përmbajnë fruktozë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Current Gastroenterology Reports’, ky lloj sheqeri (fruktoza) mund të shkaktojë fryrje abdominale, por vetëm nëse dikush ka intolerancë.

Këtë e konfirmojnë edhe agjencitë e ndryshme shtetërore të shëndetit, të cilat tregojnë se personat me intolerancë në ushqim kanë tendenca të përjetojnë dhimbje në stomak, fryrje, diarre, etj.

Edhe NHS i ka cilësuar qepët, brokolin dhe lakrat si ushqime të cilat shkaktojnë fryrje të stomakut, duke sugjeruar ta zgjidhni problemin e fryrjes së barkut duke i eliminuar ushqimet e cekura dhe pijet freskuese. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...