Vapa te meshkujt shkakton “sindromën e penisit veror” – ata janë konfuzë, mirëpo femrat janë të kënaqura

PUBLIKUAR

Shumica e meshkujve kanë vërejtur që me ardhjen e ditëve të ngrohta gjenitalet janë bërë më të mëdha, por që ereksionet u janë gjithnjë e më të mëdha dhe se u vërehen nën rroba sado që të përpiqen që t’i fshehin.

Doktorët kanë konstatuar që “penisët verorë” vërtet ekzistojnë dhe nuk është kurrfarë gjëje e rrallë, transmeton Telegrafi.

Mjeku urolog Dudley S. Danoff, autor i librit “Ciceroni ultimativ për shëndetin seksual të meshkujve” beson që koha e ngrohtë çon deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe të theksimit të tyre dhe ka shpjeguar që ekziston shkaktari përse njerëzit nuk shkojnë në muajin e mjaltit në Polin e veriut.

Përdoruesit e forumeve online kanë treguar që verës penisët u janë më të mëdhenj, ndërkaq dimrit më të vegjël.

Penisët verës rriten, sepse trupi në atë mënyrë lufton të mbajë stabile temperaturën trupore. Disa kanë treguar se kanë vërejtur që testiset u janë më të mëdhenj se zakonisht.

Mjekja urologe Jasmine Brahmbhatt thekson që megjithatë penisët mbeten në madhësinë e njëjtë pa marrë parasysh stinën e vitit, mirëpo shton që enët e gjakut në sipërfaqe të lëkurës mund të zgjerohen në mënyrë që të ruajnë temperaturën.

Doktori Danoff thekson që me zgjerimin e enëve të gjakut rritet edhe ereksioni dhe ka shtuar që banjat e ngrohta në vaskë janë shumë romantike.

Orgazmat popullore gjatë urinimit, për të cilat këto ditë gjithashtu po debatohet, assesi nuk rekomandohen, sepse mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Fjala është për mbajtjen e urinës dhe përjetimin e orgazmës gjatë urinimit.

Disa vajza kanë shkruar që gjatë kësaj orgazme kalojnë rrëqethje të këndshme nëpër kurriz dhe që kanë sensacionin sikur përjetojnë orgazëm.

Kjo është e rrezikshme, sepse mund të çojë deri te infeksionet e traktit urinar, por edhe deri te dështimi i veshkave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...