Ford është duke ndërtuar një seli gjigante, vetëm për sistemin e makinave autonome (Foto)

PUBLIKUAR

Me projektet e reja dhe avancimet teknologjike, Ford po dëshiron të jetë lider në sistemin autonom të automobilizmit

Selia e veçantë Ford Autonomus Vehicles LLC që do të ndërtohet në Detroit të Shteteve të Bashkuara, do t’i japë mundësi kompanisë Ford që të bëjë më shumë në sistemin e vetë-vozitjes, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi e rëndësishme, do të bëjë bashkë “integrimin e sistemit autonom, hulumtimin e makinave vetë-vozitëse dhe avancimin e kësaj teknologjie, zhvillimin e transportit që ofron shërbime në rrjet, përvojën e shfrytëzuesve, strategjinë e biznesit dhe strategjinë e zhvillimit ekipor”.

Njësia do të ndërtohet në mënyrë, që të ketë mundësi që të merr investime edhe nga palët e treta. Për momentin, Ford planifikon të investojë katër miliardë dollarë në EV deri në vitin 2023.

“Kemi bërë përparim shumë të madh, në tërë zinxhirin e makinave autonome – prej zhvillimit të teknologjisë, biznesit deri te përmirësimi i nevojave të shfrytëzuesve” ka thënë Jim Hacket që është zyrtar i lartë në Ford. Sipas tij, ka ardhur koha q të jetë një ekip i veçantë që merr ide, informacione, statistika dhe shumë të dhëna tjera, që të avancohet platforma e makinave autonome.

Vendimi i Ford që të largojë nga prodhimi disa modele, është bërë edhe për shkakun që të investohet sa më shumë në këtë sistem, që konsiderohet të jetë e ardhmja e automobilizmit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...