Detoksi treditor: Eliminoni tepricën e sheqerit nga organizmi!

PUBLIKUAR

Kujdesuni posaçërisht që të jeni të hidratuar gjatë gjithë tri detoksikimeve.

Tashmë të gjithë e dimë që sheqeri është i dëmshëm për organizmin tonë. Trupi ynë e shndërron sheqerin në energji, ndërkaq sasinë të cilën nuk e përdor e shndërron në yndyra, gjë që shkakton shtimin e peshës.

Po ju sjellin detoksikimin treditor, i cili do të pastrojë organizmin tuaj nga sheqernat e tepërta, transmeton Telegrafi.

Derisa jeni në këtë detoksikim treditor, në ushqim përfshini kokrra tërshëre, peshk, fruta arrore, mish pule, perime dhe jogurt grek.

Nuk ka plan të posaçëm të ushqimit, vetëm shmangni sheqerin.

Për kafjall mund të hani qull tërshëre me jogurt grek dhe nëse nuk ju pëlqen shija, mund ta plotësoni me pemë. Pemët përmbajnë sheqer, mirëpo ai është sheqer periodik prandaj është i lejueshëm.

Kushtoni posaçërisht kujdes që të jeni të hidratuar gjatë gjithë këtyre tri detoksikimeve.

Pini sa më shumë ujë dhe çaj pa sheqer, mirëpo kufizohuni në vetëm një filxhan kafe në ditë, natyrisht pa sheqer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...