E kidnapoi vajzën 7 muajshe dhe e përdhunoi në objektin e shkollës, dënohet me vdekje 19 vjeçari në Indi

PUBLIKUAR

Një i ri është dënuar me vdekje për përdhunimin e një vajze shtatë-muajshe pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.

Përdhunuesi 19-vjeçar, i quajtur nga mediat indiane si Pintu, rrëmbeu foshnjën gjatë gjumit derisa ajo ishte duke u kujdesur nga gjyshja e saj pjesërisht e verbër

Pas kidnapimit në Rajasthan, Pintu e përdhunoi vajzën në një ndërtesë shkollore, raporton Gazeta Express.

Ekipet e shpëtimit e gjetën vajzën duke qarë në një fushë dhe pas një ekzaminim mjekësor u konfirmua se se ajo ishte përdhunuar, raporton Times of India.

Pintu është i pandehuri i parë që përballet me dënimin me vdekje pas miratimit të një ligji të ri në shtetin e Rajasthan

Ligji e parasheh dënimin me vdekje për njerëzit që përdhunojnë fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Pintu u gjet fajtor pas një gjykimi 30, raporton Hindustan Times.

Prokurori i posaçëm publik Kuldeep Jain tha për Times of India se ky rast është i pari në shtet që i akuzuari është dënuar brenda një kohe kaq të shkurtër.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...