Demarkacionin i dytë për Kosovën, e sjell dialogu pa konsensus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që së shpejti të takohet sërish me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në kuadër të fazës finale të dialogut.

Por, mosarritja e konsensusit të brendshëm për këtë fazë vlerësohet se mund t’ia sjellë Kosovës një skenar të ngjashëm me atë të bllokadës rreth Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri

Ndonëse takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi pritet të mbahet në fillim të muajit shtator partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur një konsensus mbi këtë proces.

Mosarritja e një ujdie në këtë drejtim, para marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mund t’ia rikthejë Kosovës skenarin e Demarkacionit. Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se për ta ratifikuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, respektivisht 80 sosh, shkruan më tutje “Zëri“.

Në anën tjetër, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ia kishte humbur Kosovës rreth tre vjet derisa ishte miratuar në Kuvend, pasi që subjektet politike atëkohë nuk gjenin dakordim mbi këtë marrëveshje.

Për të mos u përsëritur ky skenar, sipas përfaqësuesve të pozitës, arritja e një konsensusi të gjerë është më se i domosdoshëm.

Porse, partitë opozitare po vazhdojnë ta kundërshtojnë fazën finale të dialogut në mënyrën si ka nisur, fazë kjo e cila po drejtohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

 

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...