Golf GTI do të largohet nga tregu evropian (Foto)

PUBLIKUAR

Ligjet e reja, e bëjnë të vështirë regjistrimin e kësaj veture

Gjatë muajit shtator, në Evropë do të ndryshohet ligji për standardin e emetimit të gazrave, për tu zëvendësuar me të riun që është më strikt sa i përket automjeteve të lehta, transmeton Telegrafi.

Për tu përshtatur me sistemin e ri, shumë prodhues janë dashur të bëjnë ndryshime dhe që tani ka pasoja në prodhim. BMW e ka larguar nga tregu F80 që i përket gjeneratës M3, teksa Volkswagen është dashur t’ia ulë kuajfuqitë Golf R prej 306 në 296. Për tu përshtatur me ndryshimet ligjore, Volkswagen ka vendosur ta largojë në tërësi modelin GTI.

Me sistemin e ri, kalimi i testit është shumë më i vështirë, sepse bazohet në simulime në natyrë, përkundër atyre që kryhen në laboratore.

VW po e konsiderohet si të tepërt, që t’i mbajë në treg dy versione GTI andaj vendosi që njërën prej tyre ta largojë në tërësi. Megjithatë, një version më i shtrenjtë Mk7, që prodhon 242 kuajfuqi ende mbetet në funksion. Gjenerata e re e Golf Mk8 pritet të arrijë gjatë vitit që vjen, andaj jo gjithçka do të mbarojë shpejtë sa i përket këtij modeli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...