Irani po përgatitet në rast dështimi të negociatave për marrëveshjen bërthamore

PUBLIKUAR

Teherani po bëhet gati për të çuar aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit në një nivel më të lartë, nëse negociatat me europianët për shpëtimin e marrëveshjes për bërthamoren iraniane dështojnë, u shpreh sot një zyrtar i lartë iranian.

‘’Ne po marrim masat për të përgatitur terrenin, në fund të fundit, për një rritje të nivelit tonë të pasurimit të uraniumit nëse është e nevojshme, dhe nëse negociatat me europianët dështojnë’’, deklaroi Behrouz Kamalvandi, zëdhënës dhe zëvendëspresident i Organizatës iranine të Energjisë Atomike (OIEA) gjatë një konference shtypi në Teheran.

Kamalvandi theksoi gjithashtu se ne do të vijojmë të zbatojmë dhe përmbushim detyrimet tona që rrjedhin nga marrëveshja për bërthamoren, por njëkohësisht do të marrim në konsideratë të gjithë skenaret e mundshme dhe po përgatitemi ndërkohë, përcjell Atsh.

Deri më tani nuk kemi dalë jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...