Super fryti: Hani boronica për ta zvogëluar deri në 32% rrezikun për sulm në zemër

PUBLIKUAR

Rreziku për të pësuar sulm në zemër mund të reduktohet duke bërë ndryshime në ushqim ose duke bërë më shumë ushtrime fizike.

Sulmet në zemër janë emergjencë serioze mjekësore dhe duhet të trajtohen urgjentisht, ndërkaq kryesisht shkaktohen nga mungesa e gjakut në zemër, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët thonë se rreziku i sulmit të zemrës mund të zvogëlohet shumë duke ngrënë boronica.

Sipas studimit të vitit 2012, tri apo më shumë porcione boronica në javë mund t’i zvogëlojnë shanset për të pësuar sulm në zemër deri në 32 për qind.

Ky fryt mund t’i relaksojë edhe muret e enëve të gjakut, që rrjedhimisht e zvogëlon edhe rrezikun për hipertension.

Përveç se e zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër, boronicat janë të mahnitshme edhe për parandalimin e disa llojeve të kancerit, por edhe për përmirësimin e memories.

Vlen të ceket se boronicat janë burim i mahnitshëm i vitaminës K, vitaminës C, fibrave, magnezit dhe antioksiduesve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...