Çfarë të ha për kafjall që të dobësohen shpejt?

PUBLIKUAR

Po ju zbulojnë sekretin e nutricionistes së yjeve të Hollywoodit!

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm. Patjetër duhet të hani kafjall madje edhe nëse nuk keni fjetur gjumë gjatë natës apo jeni zgjuar vonë dhe nuk keni kohë për këtë racion, transmeton Telegrafi.

Dietistja amerikane, Klaris Bengog, e cila punon shumë me yjet hollivudiane, këshillon që ditën tuaj ta filloni me koktejin e posaçëm i cili mund të “zgjojë trupin” dhe të fillojë procesi i humbjes së peshës.

“Nëse çdo ditë e filloni ditën me këtë koktej, për një muaj do të vëreni që pesha juaj ka filluar të zvogëlohet”, thotë Klaris.

Natyrisht, për të arritur rezultate, patjetër duhet t’i ndryshoni shprehitë.

Pra, darka juaj do të duhej të përbëhej vetëm nga proteinat.

Koktej i thjeshtë, por efikas për djegien e yndyrës

Nevojiten:

– 2 kivi,
– 5 fletë mente,
– 3 fletë borziloku,
– pak lëng limoni,
– ujë,
– 1 lugë e vogël mjaltë

Përgatitja:

Përzieni përbërësit në blender dhe konsumoni këtë koktej për kafjall.

Për ta forcuar pak kafjallin mund të shtoni 100 gramë djathë pa yndyrë.

Është me rëndësi që gjithmonë të shtoni djathë, nëse nuk mund të përballoni ndjenjën e urisë në mëngjes.

Kjo është me rëndësi, sepse për zvogëlim efikas të peshës trupore nuk do të duhej të jeni të uritur.

Pas kafjallit, zëmra e parë (ushqimi mes racioneve) janë pemët.

Rasti më ideal është kombinimi i bananes me cilën do pemë me kokrra.

Për drekë është ideale që të hahet mish apo peshk me sallatë, derisa për darkë propozim i shkëlqyeshëm është omëleta apo një copë e vogël mish peshku.

Porcioni do duhet të jetë i tillë që të mos të ndiheni të uritur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...