‘Pasqyrat virtuale’ të Audi E-Tron, që nuk janë parë te ndonjë makinë tjetër (Video)

PUBLIKUAR

Si dhe shumë elemente të teknologjisë së lartë, që E-Tron i ka në interier

Audi ka bërë të ditur së fundmi, se pasqyrat anësore të makinës së re elektrike, do të zëvendësohen nga kamerat, transmeton Telegrafi.

Këto janë kamera të njëjta siç i kemi parë edhe te konceptet e shumë veturave, por që kurrë nuk janë bërë pjesë e një produkti final.

Kësaj radhe, kemi të bëjmë me një SUV që është gati për prodhim, ndërsa i ka ato që mediat po i quajnë ‘pasqyra virtuale’.

Audi ka bërë të ditur se ato janë shumë më të vogla se pasqyrat e zakonshme, duke bërë që gjerësia e E-Tron të zvogëlohet për 15 centimetra. Forma e këtyre pajisjeve, do të zvogëlojë prerjen e ajrit, duke eliminuar zhurmën që bën era.

Gjithçka që merr objektivi, mund të shihet në një ekran prej 19-inch brenda derës, që ndodhet shumë pranë panelit.

Fokusin e kamerës, shoferi mund ta manipulojë vetëm duke rrëshqitur nëpër ekranin e ndjeshëm në prekje, përmes të cilit edhe mund të bëjë zmadhimin, varësisht nga nevoja. Videoja që mund ta shihni më poshtë, tregon edhe shumë elemente të enterierit të E-Tron, që ka teknologji shumë të lartë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...