Japoni, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 195

PUBLIKUAR

Në 195 është rritur numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore.

Siç njofton Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi rreth 60 persona mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit me më shumë se 70 mijë shpëtimtarë vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë prefekturat Hiroshima, Okayama dhe Ehime, përcjell Telegrafi.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore dhe mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...