Ferrari 488 Pista Piloti duket edhe më i bukur në të kaltër (Foto)

PUBLIKUAR

Ka edhe opsione tjera, por që e kaltra ia thekson më së miri linjat

Gjatë muajit të kaluar, e kemi parë shpalosjen e kësaj makine italiane të quajtur Ferrari 488 Pista Piloti Ferrari Edition, transmeton Telegrafi.

Por, për ta pasur një makinë të tillë, duhet qenë pjesë e një prej programeve të motosportit të rezervuara për klientët që janë pilot garash.

Po që se plotësohen kriteret, atëherë mund të blihet një Pista Piloti në katër ngjyra: Argento Nurburgring, Nero Daytona, Blu Tour De France dhe Rosso Corca. Prezantimi zyrtar është bërë derisa kishte ngjyrën e agjent, ndërsa tani Ferrari ka treguar edhe ngjyrat alternative që do t’i ketë.

Për dallim prej modelit Pista që është e fokusuar për gara, Piloti do të ketë edhe një linjë me tri ngjyrat e flamurit italian si dhe numrin 51. Shifër kjo, për nder të AF Corse Nr.51 që e fitoi FIA World Endurance Championchip 2017.

Megjithëse të katër ngjyrat janë të bukura dhe i shkojnë mirë, e kaltra duket se ia thekson më mirë linjat, duke e treguar shumë më luksoz. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...