Gjatë një telefonate me Vladimir Putinin në muajin Mars, presidenti Trump u përpoq që të qetësonte shqetësimet e Putinit se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të bllokojnë bisedën mes të dyve.
Pasi Putini përmendi se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ndërhyjnë, një person me njohuri direkte për bisedën tha sa Trump i kishte thënë Putinit, “Ata janë njerëz budallenj; nuk duhet t’i dëgjosh ata”, raportoi Neë York Times të hënën, përcjell gazetametro.net
Në atë kohë, Trump injoroi këshilltarët e tij të Sigurisë Kombëtare dhe uroi Putinin për fitoren e tij për të cilën gjerësisht besohet se nuk ishte demokratike. Trump’it i ishte ofruar një kërkesë me udhëzimin “MOS E URO”.
Trump gjithashtu e kishte ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë, e që do të ishte vizita e parë që nga viti 2005.
Trump ka kohë që admiron Putin’in dhe beson se SHBA’ja dhe Rusia mund të jenë aleatë, sipas shumë raporteve mbi sjelljen e Trump në drejtim të Putin dhe regjimit të tij.


