A jeni ju shkaktari që fëmija “ha” emocionet e veta?

PUBLIKUAR

E dimë që prindërit luajnë rolin kryesor në zhvillimin e fëmijës, mirëpo për këtë ndoshta nuk keni menduar.

Një hulumtim i ri, të cilin e ka bërë ekipi i Universitetit të Londrës, ka treguar që fëmija nuk i trashëgon problemet me ngopjen e emocioneve, por i mëson, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore “Pediatric Obesity” tregojnë që shkaktarët kryesorë të ngopjes emocionale janë situatat problematike familjare dhe “teknika” prindërore që fëmijëve u japin ushqim si ngushëllim.

Hulumtimi si pikënisje i ka marrë rezultatet e studimit të mëparshëm të publikuar më 2017, i cili është përqendruar në lidhjen midis situatave të këqija familjare dhe raportit me ushqimin.

“Stresi dhe emocionet negative mund të kenë ndikime të ndryshme në apetitin e fëmijës. Disa fëmijë pushojnë të hanë kur janë nën stres, ndërsa të tjerët me impulsivitet kërkojnë ushqimin e tyre më të preferuar”, ka shpjeguar mjeku dhe profesori Moritz Herle.

Hulumtimi është bërë në 398 binjakë me ç’rast gjysma e tyre janë nga familjet të cilat kanë probleme serioze me obezitetin, ndërkaq pjesa tjetër nga familjet të cilat ushqehen shëndetshëm.

Shkencëtarët i kanë krahasuar rezultatet dhe kanë arritur që dallimet në ngopjen emocionale janë të vogla prandaj kanë konstatuar që problemet me ushqimin nuk kanë natyrë gjenetike.

Ekspertët janë të brengosur që fëmijët më vonë në jetë do të mund të kenë probleme me obezitetin dhe me çrregullimin e ushqimit siç është anoreksia. Ata, kanë paralajmëruar hulumtime shtesë të qëndrimit të fëmijëve ndaj ushqimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...