Volkswagen shfaqë detajet e një SUV-i të mbajtur sekret, T-Cross tërësisht i ri (Foto)

PUBLIKUAR

Makinë e vogël SUV, shumë më praktike se T-Roc

Modeli T-Roc, nuk ka depërtuar si duhet në treg, vetëm për shkak të përmasave të mëdha, transmeton Telegrafi.

Klientët që duan SUV, kërkojnë të jetë me përmasa më të vogla dhe shumë më praktik.

Andaj, Volkswagen ka punuar për një kohë të gjatë në modelin T-Cross tërësisht të ri, që është mbajtur krejtësisht sekret.

T-Cross që do të vendoset në platformën MQB, do të jetë i gjatë 4,107 milimetra, që i bie se është më i vogël se T-Roc. VW është e bindur, se kjo platformë e bën shumë praktik, pasi i mundëson që ulëset e prapme të lëvizin dhe të ketë më shumë hapësirë për këmbë.

Pritet të jetë edhe më e sigurta e nivelit të saj, me pjesën e përparme standarde dhe sistemin e asistimit të shoferit. Volkswagen ka bërë të ditur, se T-Cross do të vozitet ekskluzivisht me rrotat e përparme, teksa do të përmbajë pjessë të huazuara nga Polo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...