Ford është prodhuesi i radhës që nuk merr pjesë në Geneva Motor Show 2019 (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi i dytë që konfirmon mungesën në këtë panair

Kohë më parë, panairet e makinave ishte organizimet e vetme, ku shfaqeshin modelet e reja, apo konceptet e atyre që do vinë, transmeton Telegrafi.

Por, këtyre organizimeve po vjen duke iu zbehur shkëlqimi i dikurshëm, pasi prodhuesit po zgjedhin forma tjera më të lira dhe më atraktive të prezantimit.

Brendet luksoze gjermane si Mercedes, BMW dhe Audi kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e Detroit Auto Show. Ky panair nuk është i vetmi, pasi Volvo njoftoi se nuk do të jetë pjesë e Geneva Motor Show. Lajmi fundit, është se as Ford nuk merr pjesë në këtë organizim që zhvillohet në mars të vitit që vjen.

Zyrtarë nga Ford, kanë thënë se është e tëra për shkak të orarit kur nisë panairi, që vjen shumë para se kompania të ketë përfunduar obligimet për prezantim, por nuk lihen anash as shkaqet ekonomike. “Kushton shumë shtrenjtë dhe nëse e bëjmë vetëm për mediat dhe njerëzit pjesëmarrës, nuk ia vlen” ka thënë një zyrtar evropian nga Ford.

Mirëpo, Ford do të zhvillojë një aktivitet gjatë pranverës që vjen, për të promovuar risitë në makinat elektrike, ku pritet të prezantohet edhe ndonjë model tërësisht i ri. Sikurse edhe në të kaluara, Ford do të jetë prezent në panairin e Parisit, mirëpo fakti që së bashku me Volvo po e shmangin Gjenevën është mjaft shqetësues. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...