Dje mbrëma u luajt finalja e madhe e LIGA TOTAL LIPJAN ku përballe ishin Akllapi dhe Dobraja.
Organizatorët kishin një numër të madh mysafirësh.Ku i pranishëm ishte dhe kryetari Imri Ahmeti dhe në delegacion i gjerë nga komuna.Perveq tjerësh ishin të ftuar dhe shtabet teknike të KF ULPIANA,KF ARBERIA dhe KF MINATORIT.
Si dhe nuk munguan dhe donatoret e LIGA TOTAL që ishin të pranishëm mbrëmë.
Finalja i takoi plotsisht Akllapit që dominoi Dobrajen dhe që në pjesen e parë krijuan epërsi të thellë prej 3:0.Ismet Ceka shënoi dy gola si dhe Jeton Rukovci një herë.Dobraja u kundërpërgjigj me vetëm një gol në pjesë të dytë me Urim Statovcin por stuhia e kuqe më nuk kishte qfarë të bënte.Ndeshja u mbyll,Akllapi 3:1 Dobraja.
Kështu Akllapi shpallet për herë të 2-të kampion i Lipjanit.Jeton Rukovci u zgjodh topi i art i sezonit të 10-të ndersa Festim Maqaj fitoi dorzen e artë.Të pranishëm në Toni Stadium ishin afro 1000 tifozë.




