Pse duhet t’i zieni farat e shalqirit?

PUBLIKUAR

Përveç se janë të shijshme, farat e shalqirit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C, vitaminë B1, acid pantotenik, biotinë, magnez, bakër, vitaminë A (karotenoide) dhe vitaminë B6.

Mund të ju duket e pabesueshme, por farat e shalqirit mund të bëjnë mrekulli për shëndetin, transmeton portali arbresh.info

Ato janë plot me acide yndyrore, me minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, zinku, hekuri dhe vitamina.

Farat e shalqi gjithashtu kanë substanca citrulline. Ato japin një efekt pozitiv në trajtimin e arteriosklerozës, hipertensionit, anginës dhe disfunksionit erektil, si dhe fuqinë antioksiduese. Gjithashtu, ato nxisin edhe zgjerimin e enëve të gjakut.

Sikur kjo mos të ishte e mjaftueshme, ato trajtojnë edhe sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet me traktin urinar.

Në rast se vuani nga gurët në veshka, bëni vetës një favor duke pirë një filxhan të nxehtë të çajit me këto fara.

Ja receta:

Më lehtë s’ka ku shkon. Së pari ju duhet të bluani rreth 20 -30 fara të shalqive. Hapi tjetër është që t’i zieni ato për 15 min në 2 litra ujë. Pastaj pini çajin për dy ditë, dhe në të tretën, pushoni.

Për rezultatet më të mira, përsëritni këtë rutinë çaji për disa javë. Sidoqoftë, është me rëndësi të madhe që çdo e treta ditë të jetë pushim./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...