Dietat ketogjenike nuk funksionojnë më mirë nëse konsumoni shumë proteina

PUBLIKUAR

Kohëve të fundit, dieta ketogjenike është popullarizuar jashtëzakonisht shumë.

Tyson Fury pohon t’i ketë larguar katër kilogramë në një dietë ketogjenike me 3,500 kalori në ditë. Edhe Adriana Lima, Halle Berry dhe Megan Fox thuhet se janë fanse të kësaj diete, transmeton Telegrafi.

Në esencë, dieta ketogjenike sugjeron të hani shumë pak karbohidrate dhe më shumë yndyrë.

Dhe ky plan duket se funksionon pasi që yndyra ka densitet më të madh të energjisë, merr më shumë kohë për t’u tretur dhe na ndihmon të ndihemi të ngopur për kohë më të gjatë.

Pra, në vend se trupi ta merr energjinë nga glukoza në formën e karbohidrateve të përpunuara, ju energjinë e merrni nga rezervat e yndyrës dhe ketonet (gjë e cila ndodh kur trupi është në fazën e ketozës).

Dietat ketogjenike nuk rekomandojnë konsumimin e sasive të mëdha të proteinës, por në sasi mesatare

Sipas ‘Virta Health’, shumicës së njerëzve iu nevojiten rreth 1.75 gramë proteinë për kilogram të peshës trupore në mënyrë që ta mbajnë masën trupore dhe funksionin gjatë dietës ketogjenike.

Konsumimi i 2 gramëve proteinë për kg nuk shfaq ndonjë përfitim më të madh.

Prandaj, gjatë një diete ketogjenike, përpiquni të mos konsumoni sasi të mëdha të proteinave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...