A ju rastis ndonjëherë që gjatë kohës që jeni duke e dëgjuar një muzikë t’ju rrëqethet trupi?
Matthew Sachs e ka provuar këtë ndjenjë, dhe kjo ka qenë arsyeja se përse kishte vendosur t’i studionte individët të cilët rrëqethen nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë, transmeton Telegrafi.
Pastaj, ai ua kishte bërë incizimin e trurit të gjithë pjesëmarrësve.
Ai kishte zbuluar se ata të cilët përjetojnë ndjenja të rrëqethjes kur dëgjojnë këngë të caktuara vërtet se kanë struktura më të ndryshme të trurit sesa ata që nuk përjetojnë.
Ky hulumtim ka treguar se ata kanë tendenca të kenë një vëllim me densitet më të madh të fibrave që lidhen me korteksin e tyre dëgjimor dhe zonat që i procesojnë emocionet – kjo nënkupton se këto dyja komunikojnë më mirë.
Vlen të ceket se zbulimet e Sach janë publikuar në ‘Oxford Academic’. /Telegrafi/


