Kabineti i ri qeveritar kryen betimin në Çeki

PUBLIKUAR

Presidenti çek, Millosh Zeman është betuar në qeverinë e re të udhëhequr nga biznismeni, Andrej Babis për herë të dytë.

Lëvzja e Babisit, ANO (PO), ka fituar zgjedhjet në muajin tetor dhe ka formuar një qeveri, e cila kishte dështuar në një votëbesim në muajin janar, duke e detyruar atë të japë dorëheqje.

Babis që aktualisht është nën hetime për korrupsion është përballur me vështirësi teksa ka tentuar t’i bindë partitë tjera për t’iu bashkuar koalicionit me partinë e tij.

Pasi presidenti Millosh Zeman, i ka kërkuar Babisit të tentojë të formojë qeverinë e re sërish, ai ka bërë koalicion me Social-Demokratët, dhe kabineti i ri ka bërë betimin më 27 qershor.

Mirëpo partia e Babit ka vetëm 79 ulëse në parlamentin me 200 anëtarë, çka e detyron atë të mbështetet në votën e komunistëve të së majtës ekstreme, në një tjetër votëbesim të detyrueshëm më 11 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë, prej kohes së rënies së komunizmit në Çeki, që komunistët do të kenë rol në qeveri.

Më shumë se 10,000 persona kanë protestuar më herët gjatë këtij muaji në Pragë, duke kundërshtuar emërimin e Babisit si kryeminisër, derisa marshe të ngjashme janë mbajtur në 200 qyteza e fshatra në gjithë Çekinë. /rel/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...