Arsyet pse duhet të pini çdo ditë lëng karrote

PUBLIKUAR

Karrotat bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve shumë të shëndetshme. Ato janë veçanërisht të dobishme për sytë, lëkurën, dhëmbët dhe sistemin e tretjes.

Për shkak të këtyre pronave të shëndetshme, karrotat përdoren si terapi në formë të lëngut, transmeton portali arbresh.info

Por ja cilat janë arsyet që duhet ta konsumoni këtë pijë çdo ditë.

Të pasura me VitaminënA

Është e ditur se karrotat janë shumë të pasura me vitaminën A.  Një gotë lëng karrote mund t’ju jap rreth 80% të konsumit të kësaj vitamine. Siç e dini, vitamina A është e mirë për sytë, kështu që konsumi i rregullt i lëngut mund të ndihmojë në ruajtjen e një vizioni të mirë. Për më tepër, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato brenda kockave tuaja.

Të pasura me Vitaminën C

Lëngu i karrotave është i pasur me vitaminën C. Pirja e një gote lëng karrotash mund të ju jap rreth 35% të konsumit të rekomanduar ditor të kësaj vitamine. Vitamina C është e dobishme për shumë procese brenda trupit. Njëra përfshin prodhimin e kolagjenit në lëkurë, dhëmbë, eshtra dhe mukozë.

Të pasura me kalium

Lëngu i karrotave përmban kalium. Kaliumi është mineral i rëndësishëm për ruajtjen e balancit të lëgjenve në qelizat e trupit. Gjithashtu është e nevojshme që lëvizja e muskujve të mos bëhet problem. Me mjaft minerale në trup mund të shmangni hipokalemi, spazma të muskujve, puçrra fytyre dhe lëkurë të thatë. Një gotë lëng karrote jep 10% të sasisë së përditshme të kaliumit./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...