Fundosja e tragetit në Indonezi, 190 të zhdukur

PUBLIKUAR

190 vetë rezultojnë ende të zhdukur pas fundosjes së një trageti në një liqen në ishullin Sumatra të Indonezisë të hënën.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur anijen e mbytur në liqenin Toba me një sipërfaqe prej 1,145 kilometra katrorë. Trageti ishte mbingarkuar me pasagjerë e me dhjetra motoçikleta kur u fundos të hënën në mbrëmje.

Liqeni Toba, i cili mbush kraterin e një vullkani gjigant që ka shpërthyer dhjetëra mijëra vite më parë, është një destinacion piktoresk e mjaft popullor për turistët.

18 pasagjerë u arritën të shpëtohen disa orë pas aksidentit, por përpjekjet e mëtejshme u penguan nga erërat e forta. Autoritetet besojnë se shumë prej viktimave ndodhen ende brenda tragetit.

Që nga mbytja e tragetit janë arritur të nxirren vetëm tre trupa.

Mbytjet e trageteve janë tragjedi të zakonshme në Indonezi, një arkipelag i madh me 17,000 ishuj në oqeanin Indian, kjo për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë. /VoA

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...