Bllokohet linja hekurudhore, një fëmijë në karrocë ishte lënë vetëm në vagon

PUBLIKUAR

Mëngjesin e së hënës, treni zviceran IC 710 është dashur të evakuohet, pasi në bord është gjetur një foshnje në karrocë, e pashoqëruar nga askush.

Intercity 710 nga Zyrihu me destinacion për në Gjenevë, mëngjesin e së hënës ka dështuar. Arsyeja ishte, një fëmijë në një karrocë fëmijësh pa ndonjë shoqërues të rritur.

Treni ka qenë gati për t’u nisur në Stacionin Qendror të Cyrihut, kur nëpunësit e policisë së Transportit SBB, morën një informatë se një fëmijë është duke udhëtuar i vetëm, nga stacioni trenit të Aeroportit të Zyrihut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Zëdhënësi i Hekurudhave zvicerane (SBB), Oli Dischoe ka deklaruar se nëpunësit policorë kanë kontrolluar trenin në kërkim të karrocës me fëmijën. Kërkimi ndikoi që të vonohej nisja e trenit. Prandaj, udhëtarëve iu kërkua që të merrnin trenin e ardhshëm, shkruan më tej gazeta zvicerane.

Në ndërkohë, ushtarët që e kishin gjetur, e kanë sjellë karrocën në stacionin policor të Policisë Kantonale të Zyrihut, në stacionin kryesor. Policia ka arritur të kontaktojë nënën e foshnjës dhe ato janë ribashkuar.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...