DASH-i paralajmëron shtetasit amerikanë në Rusi

PUBLIKUAR

Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit amerikanë që të shmangin planet për turizëm në Rusi, pasi mund të bëhen objekt “terrorizmi ose ngacmimesh”.

Udhëzimi doli sot, ndërkohë që në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit me ndeshje në 11 qytete të ndryshme të vendit, shkruan VOA.

Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit thotë se aktivitete të mëdha ndërkombëtare si Botërori “përbëjnë një objektiv me interes për terroristët” dhe se “sulmet mund të ndodhin papritur në objekte me interes për turistët, në mjete të transportit urban ose në vende publike”.

Po sipas udhëzimit “shtetasit amerikanë bëhen shpesh viktima frikësimesh, keqtrajtimesh dhe ngacmimesh të tjera nga forcat e rendit dhe zyrtarë të tjerë” dhe se shpesh herë “personeli konsullor pengohet në përpjekjet për t’u ofruar ndihmë shtetasve”.

Po ashtu Departamenti i Shtetit thotë se Rusia ka reduktuar numrin e diplomatëve amerikanë në atë vend, duke kufizuar “aftësinë e misioneve diplomatike për t’u ofruar shërbime shtetasve amerikanë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...