Nëntë adoleshentë britanikë morën lëndime të lehta pasi autobusi i tyre dykatësh u përfshi në një aksident në Gjermani.Policia gjermane thotë se një burrë 90 vjeçar humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me autobusin në të cilin udhëtonin adoleshentët britanikë. Shtatëdhjetë e tre nxënës të moshave 13 dhe 15 vjeç, u përfshinë në incident, pranë qytetit jugperëndimor të Voehrenbach.
Shoferi i makinës dhe një nga shoferët e autobusëve pësuan lëndime serioze dhe u dërguan në spital me një helikopter, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express.
Incidenti ndodhi në rajonin Black Forest.




