Shtrëngimi i duarve që mund ta ndryshojë historinë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Edhe pse pak kush ka besuar se mund të ndodh një gjë e tillë, megjithatë ndodhi dhe atë në Singapor, ku u takuan presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Trump dhe Kim shtrënguan duart në prezencë të mediave, dhe më pas lideri koreanoverior iu drejtua presidentit amerikan në gjuhën angleze me fjalët: “Më vjen mirë që po takohemi dhe njihemi zotëri president”, transmeton Telegrafi.

Edhe ish-ylli i NBA, Denis Rodman, ka ofruar mbështetje për takimin SHBA-Kore e Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-Un, madje në transmetimin e drejtpërdrejt kishte qarë.

Lideri i Koresë së Veriut më pas është takuar me Trumpin para hotelit ku edhe shtrënguan duart, dhe atë para flamujve të vendeve të tyre. Ky shtrëngim duarsh ka zgjatur rreth 12 sekonda, megjithatë gazetarët kishin vërejtur se kishte munduar metoda e pazakontë e Trumpit gjatë shtrëngimit të duarve, ku preferon ta tund për disa minuta.

Trump and Kim speak at working lunch and again shake hands. Next to Trump: Sec. of State Mike Pompeo and Nat Sec Adviser John Bolton

“Më vjen mirë që po ju shoh zotëri president”, ka thënë Kim kur është takuar me presidentin amerikan, kurse homologu i tij nga SHBA-të ka deklaruar se është i bindur që raportet e tyre do të jenë të “shkëlqyera”.

ABC News

@ABC

LATEST: Pres. Trump touts ‘fantastic meeting’ with Kim Jong Un. “Better than anybody could have expected. Top of the line.” https://abcn.ws/2y0zSQ0 

“Vërtetë po ndihem mirë. Do të jetë një takim frytdhënës dhe e arritur e madhe. Mendoj se raportet tona do të jenë të shkëlqyera, dhe për këtë nuk kam asnjë pikë dyshimi”, ka shtuar Trump.

Ata më pas janë nisur drejt një salle për drekë. Madje në një moment Kim u afrohet gazetarëve, kurse Trump shfrytëzoi rastin për të bërë një koment para tyre: “Kemi pasur një takim fantastik, shumë mirë se kushdo që ka pritur. Tani po nisemi drejt sallës për të nënshkruar marrëveshjen, për të cilën më vonë do të merrni detaje”.

The historic moment Trump and Kim Jong-un shake hands at

Ndërkaq Kim nuk ka folur asgjë. Mediat raportojnë se Trump kishte fituar më shumë vëmendje mediatike, gjë që mund të shihet edhe në videot e publikuara më poshtë. Për këtë po vlerëson që Trump tashmë “ka fituar”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...