SHBA dërgon mijëra imigrantë të ndaluar në burgjet federale

PUBLIKUAR

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka transferuar për herë të parë imigrantët e dyshuar ilegalë në burgjet federale.

Transferimi i 1,600 të ndalurve thekson rritjen e numrit të ndalimeve nën politikën e presidentit Trump, “zero tolerancë” për imigrantët.

Zyra dhe Imigrim dhe Dogana në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se masa është e përkohshme derisa të gjenden lokacione tjera.

Rreth 1,000 persona të ndaluar do të shkojnë në një burg në Kaliforni.

Unioni i liderëve të burgjeve në Kaliforni, Teksas dhe Uashington, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se kanë pasur shumë pak kohë për t’u përgatitur për një numër kaq të madh të personave dhe kanë ngritur shqetësime për stafin dhe sigurinë.

Zyra për Imigrim është duke zbatuar një politikë që kërkon nga prokurorët federalë të akuzojnë penalisht të gjithë ata që janë ndaluar teksa ilegalisht kanë kaluar kufirin. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...